Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Dy mjekë nën hetim për rastet e grave të vrara nga vrasësi serial në Kumanovë

14 Nën 2026, 12:01

Hetimi ndaj dy mjekëve për konstatimin e vdekjeve në rajonin e Kumanovës, të cilët rastet e grave të vrara nga vrasësi serial Trajko Bojkovski (25) nga Staro Nagoriçani i kishin evidentuar si vdekje natyrore, ndodhet në fazën përfundimtare.

Sipas informacioneve të publikuara, dy mjekët po hetohen pasi gjatë ekzaminimit të grave të ndjera nuk kishin konstatuar shenja të vdekjes së dhunshme. Për këtë arsye, ekziston dyshimi se identifikimi në kohë i vrasjeve mund të kishte parandaluar sulme të mëtejshme.

Nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se janë kërkuar dokumente shtesë lidhur me veprimet e mjekëve gjatë daljes në terren.

“Hetimi ndaj dy mjekëve të denoncuar është drejt përfundimit. Janë kërkuar edhe disa dokumente shtesë, pas së cilave do të pasojë vendimi i prokurorisë”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Lënda është transferuar nga Kumanova në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, pasi prokurorët e Kumanovës tashmë kanë vepruar në raste të tjera ku janë përfshirë të njëjtët mjekë.

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy mjekëve më 13 maj 2026.

Sipas informacioneve, ndaj zyrtarëve policorë që kishin dalë në vendngjarje nuk është konstatuar përgjegjësi, pasi ata ishin mbështetur në konstatimet e mjekëve se nuk kishte shenja të vdekjes së dhunshme.

Në tetor të këtij viti, Gjykata Themelore në Kumanovë e dënoi Trajko Bojkovskin me burgim të përjetshëm për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje të grave të moshuara dhe të pambrojtura në rajonin e Kumanovës.

Sipas pretendimeve të paraqitura gjatë procesit gjyqësor, një nga motivet kryesore të krimeve lidhej me nekrofilinë.

Deri më tani nuk dihet nëse ndaj dy mjekëve do të ngrihet aktakuzë dhe çfarë dënimi mund t’u shqiptohet eventualisht. Përgjegjësia e tyre duhet të vërtetohet përmes procedurës përkatëse gjyqësore. Flaka

The post Dy mjekë nën hetim për rastet e grave të vrara nga vrasësi serial në Kumanovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shoferë, nga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete – Gjoba për mospasje 45 euro! Fillon vaksinimi i deleve dhe dhive në Maqedoninë e Veriut, BE-ja dhuron 400 mijë doza vaksinash Shkup – Funksionarët që nuk pajisen me banesë zyrtare do të marrin 350 euro në muaj për qira Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!