Versioni i plotë
KOSOVA

E dhimbshme: Ky është punëtori i KEK-ut që humbi jetën në vendin e punës, reagon sindikata

20 Gus 2026, 17:00

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar pasi edhe një punëtor tjetër e ka humbur jetën në vendin e punës.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kjo sindikatë ka shpërndarë edhe fotografinë e punëtorit, që ka vdekur sot pasi ka rënë në kontakt me tensionin e rrymës gjatë ushtrimit të detyrave të tij të punës.

Kjo sindikatë ka thënë se e ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e punëtorit, Arbenit Ahmeti.

“Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të. Në emër të Sindikatës së Re të KEK-ut, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut.”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?