Versioni i plotë
SHOWBIZ

E PAPRITUR: Një histori rikthehet pas tre vjetësh, Alaudini paralajmëron dramë në BBVK

16 Nën 2026, 21:30

TB

Ora Info Orainfo · November 16, 2026 · Info

Pak para nisjes së Prime të sontëm të “Big Brother VIP Kosova 5”, moderatori Alaudin Hamiti ka tërhequr vëmendjen me një postim misterioz në rrjetet sociale.

Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ku shfaqet krah Jonidës, moderatori ka paralajmëruar zhvillime interesante, duke lënë të kuptohet se një histori e së kaluarës mund të rikthehet në vëmendje.

“Mirë se vini në botën e dramave, si dhe të një historie që rikthehet në Big pas 3 vjetësh”, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë.

Postimi ka ngritur pikëpyetje lidhur me atë që mund të ndodhë gjatë spektaklit të sontëm, veçanërisht për shkak të referimit të moderatorit ndaj një historie të para tre vjetëve.

Megjithatë, moderatori nuk ka zbuluar detaje të tjera, duke e lënë të hapur mundësinë që publiku të përballet me ndonjë zhvillim apo surprizë të papritur.

Se për çfarë bëhet fjalë, kjo mbetet të shihet gjatë Prime-it të sontëm.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Qeveria shqiptare heq taksën e qarkullimit nga nafta: çmimi do të ullet me 32 lekë Tragjedi familjare në Poloni: Vëllai vret prindërit dhe motrën, pastaj sulmon në Krakov Valdrina në shtëpinë e BBVK-së: Surprizë 24-orë me Valdetin Big Brother VIP Kosova 5: Surpriza e sonte për banorët – vizitore e fshehtë