Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Edhe në Shqipëri ku shkon Mickovski, nga organizatori injorohet flamuri kombëtar shqiptar!

20 Gus 2026, 23:00

Gjatë një aktiviteti në Pustec të Shqipërisë (ku jeton një pjesë e vogël e pakicës maqedonase) ku u zhvillua Festivali Folklorik Magedonas, mori pjesë kryeministri i Magedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në ketë aktivitet u ekzekutua vetëm himni maqedonase, ndërsa himni shqiptar mungoi. Ky ishte incidenti i dyte i tillë në një aktivitet në territorin shqiptar. Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi mbeshtetje konkrete per infrastrukturën, turizmin, arsimin, kulturen dhe zhvillimin ekonomik, duke theksuar nevojën per të frenuar largimin e të rinjve. Mickoski premtoi hartimin e një plani bashkëpunimi dhe mbështetje per komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël, përmes projekteve në kulturë, arsim dhe institucione. Pavaresisht mesazheve per miqësi dhe bashkepunim, mungesa e himnit shqiptar mbeti një nga momentet më të diskutuar.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë! Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i ri i degës së PDSH-së në Tetovë VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti