Versioni i plotë
SHOWBIZ

Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn

27 Tet 2026, 01:30

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës.

Përmes një postimi në InstaStory, Gjata ka përcjellë një mesazh të fortë, duke theksuar se ajo që kërkonte Arlinda ishte e drejta themelore për të jetuar.

“Nuk kërkoi privilegj, hakmarrje apo mëshirë. Kërkoi vetëm të jetonte. Dhe fakti që një grua duhet të lutet për të drejtën më themelore të njeriut, është turpi më i madh i një shoqërie që pretendon se është e qytetëruar”.

“Sa Arlinda të tjera jetojnë sot mes nesh, të mbyllura pas dyerve, pas frikës dhe heshtje, duke shkruar letra që nesër mund të lexohen si testament?”, ka shkruar ajo.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Xhemajl Azemi kërkon falje: "Ne nuk e kemi ditë për mashtrimet e djalit Qeveria shqiptare heq taksën e qarkullimit nga nafta: çmimi do të ullet me 32 lekë Tragjedi familjare në Poloni: Vëllai vret prindërit dhe motrën, pastaj sulmon në Krakov Valdrina në shtëpinë e BBVK-së: Surprizë 24-orë me Valdetin