“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën
Ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano, ka bërë një deklaratë që mund të konsiderohet nënçmuese për Edon Zhegrovën, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e yllit të Kosovës për të luajtur në nivel të lartë për 90 minuta.
Duke komentuar futbollistët e Juventusit në emisionin Viva El Futbol, ish-reprezentuesi i Italisë e ka përmendur edhe emrin e Zhegrovës, i cili nuk ka arritur të ketë shumë hapësirë në skuadrën bardhezi që prej transferimit nga Lille.
Cassano ka vlerësuar se disa prej lojtarëve të Juventusit nuk po e dëshmojnë potencialin e tyre, ndërsa në këtë kontekst ka përmendur edhe sulmuesin e Kosovës.
“Lucumi te Bologna dukej sikur Beckenbaueri, ndërsa tani është i tmerrshëm. Për Cambiasson thuhej se pëlqehej nga City, Cancelo i ri, 60 milionëshi, është diçka e paimagjinueshme”.
“Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë”, ka deklaruar Cassano.
Kjo deklaratë e italianit është një vlerësim mjaft kritik për Zhegrovën, duke sugjeruar se futbollisti kosovar mund të jetë i dobishëm vetëm kur aktivizohet për një periudhë të shkurtër të ndeshjes.
Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në formacionin e skuadrës italiane.
Strategjia e re e Spallettit mund ta bëjë që Conceicao ose Zhegrova të largohen nga Juventusi – arsyeja është Kolo Muani
Megjithatë, statistikat e tij në Serie A këtë edicion tregojnë se ai ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, pavarësisht minutave të kufizuara në dispozicion.
Cassano, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të njohura si Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani dhe Interi, njihet për deklaratat e drejtpërdrejta dhe shpeshherë kontroverse në analizat e tij televizive./Telegrafi
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.