Versioni i plotë
KOSOVA

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

12 Nën 2026, 21:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë, duke vlerësuar se kjo do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Sipas Kurtit, anëtarësimi do t’u mundësonte gjithashtu qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rama e konfirmon nga Dublini: NATO nuk do të mbajë samit në Tiranë vitin e ardhshëm Britanikët për ligjin e Speciales: Kemi frikë se amendamentet e propozuara s’do t’iu shërbejnë interesave të Kosovës, të bëhen më shumë konsultime Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët Xhevat Prekazit i falet namazi i xhenazes në xhamine e Beogradit