Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Fëmija 16-muajsh përfundon në spital në Kumanovë pasi dyshohet se ka pirë benzinë

21 Gus 2026, 01:30

Kumanovë, 20 gusht 2026 – Një fëmijë 16-muajsh është dërguar në spital në Kumanovë pasi dyshohet se ka konsumuar benzinë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se rasti është denoncuar mbrëmjen e 19 gushtit.

“Më 19.08.2026, rreth orës 22:28, në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është denoncuar se tek ata është sjellë një fëmijë 16-muajsh, i cili kishte konsumuar benzinë”, njoftojnë nga policia.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thonë se fëmija është në gjendje stabile.

“Bëhet fjalë për intoksikim me benzinë të një fëmije 16-muajsh. Fëmija është transportuar në klinikë në gjendje stabile, mbrëmë rreth orës 22:00”, deklarojnë nga spitali.

Ndërkohë, policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë! Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i ri i degës së PDSH-së në Tetovë VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit Lopët e Kriva Pallankës bëhen lajm botëror, AP publikon pamje të kaosit me mbi 1.000 krerë bagëti