Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Festat e fundvitit nën vëmendjen e sigurisë, ASK monitoron individët e radikalizuar

17 Nën 2026, 18:40

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Bojan Hristovski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk përballet me një rrezik të lartë nga aktet terroriste, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Ambasadës Amerikane për sigurinë në Evropë gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Deklarata vjen pas paralajmërimeve të Ambasadave Amerikane në Bullgari dhe Kosovë, të cilat u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, veçanërisht në tubime masive, festa dhe ngjarje publike që mund të jenë objektiv i sulmeve të mundshme.

Hristovski ka sqaruar se niveli i rrezikut në vend mbetet i ulët, ashtu siç ka qenë për një periudhë të gjatë, edhe pse në nivel global vërehen tendenca të rritjes së kërcënimeve terroriste dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Megjithatë, ai ka tërhequr vëmendjen te mundësia e sulmeve individuale nga persona të radikalizuar, të njohur si “ujqër të vetmuar”.

“Gjithmonë mbetet rreziku i akteve individuale të dhunës, pra ‘ujqërve të vetmuar’, të cilët ne, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë e Sigurisë Publike, në kuadër të kompetencave tona, i monitorojmë dhe parandalojmë çdo aktivitet që mund të çojë në një prishje më të madhe të rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë kombëtare”, deklaroi Hristovski.

Ai gjithashtu iu referua paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Bullgari, duke theksuar se bëhet fjalë për një njoftim të përgjithshëm sigurie, pa specifikuar territorin konkret ku ekziston rreziku.

Autoritetet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, sipas Hristovskit, janë në koordinim me institucionet kompetente për monitorimin dhe parandalimin e kërcënimeve të mundshme gjatë periudhës së festave.

The post Festat e fundvitit nën vëmendjen e sigurisë, ASK monitoron individët e radikalizuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?! Tronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi! Po tentohet të heshtet zëri i studentëve? Reagim pas ndalimit në kufi Teuta Arifi në gjykatë për 546 kontratat në vepër, dëshmojnë revizorët e komunës