Versioni i plotë
SPORT

Florent Hadërgjonaj largohet nga Kombëtarja e Kosovës

17 Sht 2026, 21:00

Florent Hadërgjonaj është futbollisti i radhës që është tërhqeur nga kombëtarja e Kosovës në futboll. Hadërgjonaj është tërhequr për shkak të pakënaqësive me stafin teknik.

“Pas shumë mendimesh, kam marrë vendimin që, për momentin, të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e stafit aktual teknik”, ka shkruar fillimisht Hadërgjonaj në postimin e gjatë.

Ai ka thënë se është krenar për çdo paraqitje dhe çdo gjë që ka dhënë për Kosovën. Por, ka mbetur i pakënaqur që nuk është vlerësuar, pavarësisht formës së mirë.

“Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kam zgjedhur të mos flas publikisht, por të vazhdoj punën time dhe të përgjigjem me paraqitjet e mia në klub. Besoj se forma dhe paraqitjet e mia flasin vetë. Megjithatë, me kalimin e kohës është bërë e qartë për mua se me trajnerin aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit të ndërsjellë dhe besimit për të vazhduar një bashkëpunim profesional”, ka shtuar tutje Hadërgjonaj që është pjesë e Alanyasporit në Turqi.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Milani zotëron Krösche: 4–5 milionë euro për drejtuesin gjerman të Eintracht Frankfurt Real Madridi fitoi 6 nga 15 ndeshjet me gola në minutën e 85+ – Espí dhe rezervistët janë shokët e Mourinhos Pochettino: Man United duhet ta pranojë realitetin, rreziku i rënies në Premier Lamine Yamal mungon në Ligën e Kampionëve: Barcelona pa yllin e tij