Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

14 Nën 2026, 16:10

Një lajm i rëndë ka tronditur Përshefcën, Tetovën dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar. Në moshë të re është ndarë nga jeta Agron Memedi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe emër i njohur i futbollit shqiptar.

Që në rini, Memedi ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së, ndërsa më pas jetën ia kushtoi futbollit, ku la gjurmë si futbollist dhe trajner.

I lindur më 5 dhjetor 1980 në Tetovë, ai nisi karrierën te Shkëndija, për të vazhduar te Renova, me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010 dhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2010/2011. Luajti edhe te Metalurgu i Shkupit dhe pati një paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, vazhdoi të kontribuonte si trajner. Në gusht të këtij viti iu bashkua stafit teknik të Shkëndijës si ndihmës i Artim Pollozhanit.

Largimi i tij i parakohshëm lë dhimbje te familja, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe ndanë me të rrugëtimin në sport.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni! Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit