Versioni i plotë
SHOWBIZ

Ganimete Jashanica në zi, humb personin e ngushtë të familjes

25 Gus 2026, 20:00

Një lajm i trishtë ka prekur këngëtaren e njohur Ganimete Jashanica, e cila është përballur me humbjen e vëllait të saj, Mehdi Mehmeti.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe fotografinë e të ndjerit.

Familja Mehmeti ka njoftuar se e pamja për të ndjerin do të mbahet në Prishtinë, në Hotel Grand, më 26 dhe 27 gusht 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Në këto ditë të vështira për familjen, mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar. Miq, ndjekës dhe kolegë të shumtë i janë bashkuar dhimbjes së Ganimetes, duke i shprehur asaj dhe familjes Mehmeti ngushëllimet për humbjen e të dashurit të tyre.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Tragjedi familjare në Poloni: Vëllai vret prindërit dhe motrën, pastaj sulmon në Krakov Valdrina në shtëpinë e BBVK-së: Surprizë 24-orë me Valdetin Big Brother VIP Kosova 5: Surpriza e sonte për banorët – vizitore e fshehtë Afërdita Demaku bëhet gjyshe: Dona Janova sjell në jetë djalin Kian