Versioni i plotë
KOSOVA

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

02 Sht 2026, 23:01

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka rënë në “kurth” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në Debat Plus, Gashi tha se nuk e sheh si problem emrin e kandidatit për President, duke theksuar se do të mund ta mbështeste cilindo prej deputetëve të LDK-së.

“Unë po i them sonte Albin Kurtit, merre listën e deputetëve të LDK-së, të paktën 10 i ke që janë me 7-8 mandate deputetë, zgjidhe kë të duash. I votojmë krejt”, tha Gashi.I pyetur nëse do ta mbështeste Anton Çunin, Gashi u përgjigj pozitivisht, duke përsëritur se do të votonte cilindo kandidat nga deputetët e LDK-së.

Sipas tij, problemi qëndron te marrëveshja dhe mënyra se si është arritur ajo.“Arsyeja është se Albin Kurti ka dashur me përça LDK-në. Fati i keq është se kryetari i LDK-së ka rënë në këtë kurth”, deklaroi Gashi.

Ai kritikoi Abdixhikun për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke vënë në pikëpyetje logjikën politike të këtij vendimi.“Qysh mundesh me i dhënë shpërblim dikujt që ta ka rrëzuar qeverinë tënde? A ka logjikë politike? Qysh mundet me ndodhë kjo punë?”, tha Gashi.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Prishtina: Rruga "A" hapet sot me emrin "Jim Xhema HIB Petrol dhe Xhaferi akuzohen për shmangie doganore me 545 mijë euro Protestë në Prishtinë: Femicidi si urgjencë kombëtare, kërkohet drejtësi Vajzë pa shenja jete gjetë në Leshan, Suharekë: Hetim i vdekjes