Versioni i plotë
KOSOVA

Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok

19 Gus 2026, 18:30

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar se gjatë gërmimeve dhe ekshumimeve rastin në Zubin Potok, janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Sipas komunikatës së përbashkët, gjetja është konfirmuar të mërkurën nga ekipet e mjekësisë ligjore, ndërsa identifikimi i plotë i mbetjeve do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Insitutin e Mjekësisë Ligjore, njofton opinionin publik se, në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, në lokacionet e dyshuara, të mërkurën është konfirmuar nga mjeko-ligjorët edhe gjetja e radhës.Gjatë këtyre veprimeve, bazuar në vlerësimin preliminar, ekipet e Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikaur mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht, për rastin po hetohen tre persona, J.R., M.J. dhe M.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Të tre ndodhen në paraburgim.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë? Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova