Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Gjoba në Butel: Kontroll të shtuar ndaj ndërtimeve dhe parkimeve pa leje

23 Nën 2026, 15:50

Gjoba në Butel: Kontroll të shtuar ndaj ndërtimeve dhe parkimeve pa leje

Në Komunën e Butelit, kontroll të shtuar inspektues janë nisur nga autoritetet lokale dhe qendrore për të siguruar ligjshmërinë e ndërtimeve dhe parkimeve.

Kontrolllet, të koordinuara me shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshijnë objekte të cilat mund të funksionojnë në kundërshtim me ligjin, si dhe automjete të parkuara pa regull.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski,

thekson se kontrollohet dokumentacioni i ndërtimit, ligjshmëria e zgjerimeve dhe lejet për shfrytëzimin e tarracave. Në kuadër të kontrollit të trafikut, shqiptohen gjoba për parkim pa regull në vendkalime për këmbësorë, shtigje për biçikleta dhe hapësira të gjelbra.

“Hapësira publike duhet të jetë e qasshme për qytetarët, ndërsa ligjet dhe rregullat duhet të vlejnë njësoj për të gjithë. Kontrolllet e shtuara do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim vendosjen e një rendi më të madh, sigurisë dhe respektimit të dispozitave ligjore”,

thekson Kostovski.

Ai po ashtu thekson se në Butel nuk do të ketë zbatim selektiv të ligjeve dhe se respektimi i rendit dhe ligjshmërisë është detyrim për të gjithë qytetarët.

Me pak fjalë

Komuna e Butelit nisi kontroll të shtuar ndaj ndërtimeve dhe parkimeve pa leje, me qëllim sigurimin e ligjshmërisë dhe rendit në hapësirat publike. Gjoba do të shqiptohen për të gjithë që nuk respektojnë rregullat.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahen në prill 2028 Buteli: Kontroll të rritur ndaj ndërtimeve pa leje dhe parkimeve ilegale Policë në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e dy turqve Çmimet e karburanteve ulen me 2,28% në Maqedoninë e Veriut