Versioni i plotë
KOSOVA

Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së PDK-së për konstituimin e Kuvendit

14 Sht 2026, 15:00

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Konfirmojmë dorëzimin e kërkesës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përkitazi me konstituimin e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për rtv 21.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë sot se presin që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për të parandaluar pasoja të mëtejshme juridike dhe institucionale.

Kërkesa e PDK-së vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë Kurti 4, në një seancë të jashtëzakonshme.

Qeveria u votua me 59 vota për, ndërsa tetë vota kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në seancë.

Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, të mbajtur në orët e paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Legjislaturën e 11-të, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

PDK-ja e bojkotoi vazhdimin e seancës, duke pretenduar se në këtë proces janë shkelur Kushtetuta dhe ligjet.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë “Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares 6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael