Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Goditje e fortë ndaj prerësve ilegalë të pyjeve: Sekuestrohen 734 metra kub dru dhe dhjetëra automjete!

13 Nën 2026, 12:40

Policia Pyjore në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar 734 metra kub dru gjatë aksioneve të zhvilluara në tetor kundër prerjes dhe tregtisë së paligjshme të drunjve.

Gjatë kontrolleve janë konfiskuar përkohësisht 11 kamionë, 15 automjete, 8 traktorë, 13 rimorkio dhe 18 sharra motorike.

Autoritetet kanë dorëzuar gjithsej 147 kallëzime, prej të cilave 122 për kundërvajtje dhe 25 kallëzime penale.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve dhe masa ndaj të gjithë atyre që presin apo shesin dru në mënyrë të paligjshme.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, për vitin akademik 2027/2028 Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë! Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!