Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Goditje grupit kriminal nga Kumanova! “Shtuka” dhe një i dyshuar tjetër përfundojnë në paraburgim 30-ditor

06 Nën 2026, 18:01

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për Dragan Petrovski – Shtuka dhe një tjetër të dyshuar, M.K., në kuadër të hetimeve ndaj grupit kriminal nga Kumanova, të dyshuar për bashkim kriminal, zhvatje dhe pastrim parash.

Ndërkohë, për të dyshuarin L.K. është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa ndaj D.Zh. janë shqiptuar masa kujdesi, përfshirë konfiskimin e pasaportës dhe ndalimin e pajisjes me dokument të ri udhëtimi.

Vendimi është marrë pas propozimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa të dyshuarit janë marrë në pyetje në prani të avokatëve të tyre.

Sipas Gjykatës, paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së përsëritjes së veprave penale dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve.

Hetimi përfshin edhe një person të pestë, i cili aktualisht është i paarritshëm për organet e ndjekjes.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kadriu: Qeveria nuk duhet të kërkonë mendim nga Komisioni i Venecias për gjuhën shqipe Paniçar në rrezik: Vetëm 12 shtëpi të banuara, fshati i braktuar Shkupi do të zbukurohet me dekoracione të reja për Vitin e Ri: kjo do të vendoset në shesh Policia në Shkup kontrollon shqiptarë me flamur kombëtar gjatë 28 Nëntorit