Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Gostivari drejt ujit të pijshëm, testet e fundit pozitive

10 Gus 2026, 19:30

Uji i pijshëm vazhdon të jetë i ndaluar për konsum nga uji i ujësjellësit në qytetin e Gostivarit.

Ekipi i TV 21 sot qëndroi në këtë qytet, ku nga Shtabi Lokal i Krizës na bënë të ditur se po vazhdojnë punën në terren për t’ju dalë në ndihmë banorëve.

Sipas tyre, në katër vendbanime po bëhet furnizimi me ujë teknik, ndërsa në pesë pika të caktuara vazhdon shpërndarja e ujit të pijshëm të ambalazhuar. Zudi Xhelili sqaroi detajet mbi zonat që po mbulohen me ujë teknik, si dhe për përkrahjen e institucioneve shëndetësore.

Megjithatë, sinjalet pozitive vijnë nga analizat e fundit laboratorike. Xhelili njoftoi se parametrat fiziko-kimikë dhe biologjikë po shfaqin përmirësim të dukshëm, gjë që jep shpresë se shpejt uji nga ujësjellësi i qytetit do të jetë sërish i sigurt për përdorim.

Deri në marrjen e konfirmimit zyrtar nga autoritetet shëndetësore, mbetet në fuqi rekomandimi që uji nga rrjeti i ujësjellësit të mos përdoret për pije.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit! Mexhiti dhe Ademi përplasen për Badinterin dhe provimin e jurisprudencës