Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
Në grabitje, që ndodhi më 3 nëntor në fshatin Star Karaorman të Shtipit, janë përfshirë gjashtë shtetas turq, nga të cilët tre dyshohet se kanë marrë sendet me kërcënimin e armës së zjarrit.
Sipas njoftimit të policisë, nga gjashtë personat janë marrë gjashtë laptopë, pesë telefona celularë, para dhe dokumente personale.
Sektori për Punë të Brendshme në Shtip ka ngritur kallëzim penal ndaj tre shtetasve turq, të moshës 21, 23 dhe 23 vjeç, nën dyshimin për veprën penale „vetëgjyqësi“.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.