Versioni i plotë
KOSOVA

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

12 Nën 2026, 11:30

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën e Listës Studentore.

Haradinaj, ka thënë se vizitat e politikanëve nga Serbia, duhet të monitorohen, dhe se nëse gjatë tyre ka shkelje, atëherë, duhet të zbatohet ligji i Kosovës, përcjell Gazeta Express.

‘’Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë, duhet të trajtohet me protokoll vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen, në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues, apo dërgohen porosi për qarqe të urrejtjes kundër rendit kushtetues, duhet të zbatohet ligji i Kosovës.

‘Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bë lëshime dhe nga kushdo cilado instancë që s’e ka kry punën e vet në rast të këtyre vizitave, do të adresojmë të kjo adresë. Ju lutem, mos lejoni me na u përsërit kjo një herë tjetër’’, ka thënë Haradinaj.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik Sot pritet të votohet Ligji për Specialen, amendamentimi nis të hënën – kjo është procedura që pritet të ndiqet Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi PDK-ja kërkon të rrëzohet vetoja e presidentes për Ligjin për Specialen