Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13 Nën 2026, 21:01

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për marrëdhënien me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Marrëveshja që kam bërë unë dhe zoti Ahmeti ka qenë thjesht marrëveshje e dy njerëzve që ia mendojnë të mirën shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të mirën e kombit. Nuk ka asnjëfarë lloj pazari politik, aq më tepër kur bashkimi i dy forcave politike ndodh në opozitë. Në opozitë je çliruar totalisht nga ky presion i pushtetit, i joshjeve apo pozicioneve dhe, thjesht, domethënë, ky bashkërendim apo kjo bashkëngjitje apo kjo shkrirje e një partie të re në BDI ka qenë thjesht ajo që po ndodh edhe sot. Domethënë, i kam paraprirë një situate që shqiptarët duhet të jenë sa më të unifikuar në situatat që po ndodhin edhe në aspektin regjional, por më së shumti edhe në politikën ditore në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Arijanit Hoxha në emisionin “Dialog te Lajmi”.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Policia do të largojë dhunuesit nga shtëpia për 48 orë, edhe nëse banesa është në pronësi të tyre Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës” Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë