Hyn me forcë në zyrën e prokurorit në Gostivar dhe e kërcënon, më pas sulmon policin gjyqësor me mjet të mprehtë
Një 30-vjeçar nga Gostivari do të përballet me kallëzim penal, pasi dyshohet se ka kërcënuar një prokuror publik dhe më pas ka sulmuar një polic gjyqësor me mjet të mprehtë.
Sipas buletinit policor, Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj I.J. (30), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“.
Sipas njoftimit, 30-vjeçari ka hyrë me forcë në zyrën e një prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ku ka drejtuar kërcënime.
Më pas, në korridorin e Gjykatës Themelore në Gostivar, ai dyshohet se ka sulmuar me një mjet të mprehtë një polic gjyqësor.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.