Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

12 Nën 2026, 15:50

Pesë të mitur nga Shkupi dyshohen për sulmin e rëndë ndaj një 13-vjeçari në lagjen Vlae, i cili përfundoi me lëndime serioze dhe dhëmbë të thyer.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pesë të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “dhunë”.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Delfina”, rreth orës 00:30, ndërsa rasti është denoncuar në polici më 18 tetor nga nëna e viktimës.

Sipas dëshmisë së saj, djali është goditur me grushte dhe shqelma, ndërsa gjatë sulmit dyshohet se është përdorur edhe një përforcues metalik për grusht.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të brutalitetit të sulmit dhe moshës së të miturve të përfshirë.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi! Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim psikologjik nga nëna