Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14 Nën 2026, 09:50

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj mungesës së deputetëve të BDI-së, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Sadulla Duraku dhe të tjerëve gjatë votimit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendkalimet e përbashkëta kufitare.

Ajo ka vënë në pah kontrastin mes mungesës së tyre kur bëhet fjalë për marrëveshje që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe forcojnë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe qëndrimit të tyre deri në orën 3 të mëngjesit kur votohej riorganizimi i Qeverisë dhe ndarja e posteve politike.

Sipas Imeri Stafait, ky qëndrim dëshmon qartë se ku qëndron prioriteti i BDI-së: jo te interesat e qytetarëve, por te pushteti dhe pozitat.

“Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, nuk gjenden në sallë. Kur bëhet fjalë për pushtet dhe pozita, nuk i zë gjumi deri në agim. Kjo është diferenca mes interesit publik dhe interesit për pushtet!”, ka theksuar deputetja Imeri Stafai.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!