Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Inteligjenca artificiale pritet të ulë rrezikun e korrupsionit në tenderët publikë

10 Nën 2026, 21:00

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Prokurime Publike synojnë digjitalizimin e sistemit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të rritur transparencën dhe për të ulur rrezikun e korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

Ndryshimet janë pjesë e Agjendës së Reformave dhe parashikojnë zgjerimin e kompetencave të Byrosë për Prokurime Publike me mjete digjitale dhe inteligjencë artificiale.

Stojanoski tha se synimi është lehtësimi i procedurave të tenderimit dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve shtetërore.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

A po vjen vala e protestave edhe në RMV? Çfarë tregojnë votat në Flaka Sondazhi i ri në Flaka: Kush mban përgjegjësi për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut? Voto! Mickoski paralajmëron: Energjia elektrike mund të shtrenjtohet deri në 5% LSDM: Mickoski gënjeu si dëshmitar në seancën për Alta Bankën, kërkojmë reagim nga Prokuroria