INZAGHI ZBULON 11-SHEN E ËNDRRAVE! Formacioni i mbushur me legjenda, Milani dominon me yjet e tij
Filippo Inzaghi ka përzgjedhur formacionin ideal me futbollistët me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij, ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj të futbollit botëror, ndërsa dominimi i lojtarëve të Milanit është i dukshëm.
Ish-sulmuesi italian iu bashkua Milanit në moshën 27-vjeçare dhe kaloi disa nga vitet më të mira të karrierës në “San Siro”, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të dashur nga tifozët kuqezi, transmeton ORAinfo.
Inzaghi ishte protagonist i momenteve historike me fanellën e Milanit, veçanërisht në vitin 2007, kur shënoi dy gola në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Athinë, si dhe në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Boca Juniors në Yokohama.
Gjatë aventurës së tij me kuqezinjtë, ai realizoi 126 gola në 300 paraqitje zyrtare, duke fituar një numër të madh trofesh:
2 herë Ligën e Kampionëve
1 herë Kupën e Botës për Klube
2 herë Serie A
2 herë Superkupën e Evropës
1 herë Kupën e Italisë
1 herë Superkupën e Italisë
Inzaghi u rikthye në Milan edhe si trajner për sezonin 2014/15.
Në një intervistë për videopodcastin “Salotto del Pallone”, ish-sulmuesi u sfidua të përzgjidhte formacionin e tij ideal, duke zgjedhur nga tre alternativa për secilin pozicion. Në këtë përzgjedhje përfshiheshin futbollistë me të cilët kishte luajtur te Juventusi, Milani dhe Kombëtarja e Italisë.
Ky është formacioni ideal i Filippo Inzaghit:
Portier: Gianluigi Buffon
Mbrojtja: Paolo Maldini, Serginho, Thiago Silva, Gianluca Zambrotta
Mesfusha: Kaká, Andrea Pirlo, Gennaro Gattuso
Sulmi: Rivaldo, Roberto Baggio, Christian Vieri
Një formacion i mbushur me legjenda të futbollit, ku Milani përfaqësohet nga shumica e emrave, duke reflektuar rëndësinë që klubi kuqezi pati në karrierën e Inzaghit. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.