Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Iseni: BDI-ja duhet të japë llogari për Alta Bankën, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar

11 Nën 2026, 20:30

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke drejtuar akuza ndaj BDI-së dhe ish-kryetarit të saj, Ali Ahmeti, për vendimet dhe lidhjet e pretenduara rreth kësaj banke.

Iseni ka kërkuar përgjigje se kush e solli Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut, kush e mbështeti dhe kush përfitoi nga ky proces.

“Krimi dhe korrupsioni kanë emër dhe mbiemër politik: BDI! Nuk mjaftojnë më heshtja, arsyetimet dhe tentimet për t’iu ikur përgjegjësisë. Dokumentet flasin, ndërsa BDI duhet të japë llogari para qytetarëve”, ka shkruar Iseni.

Ai ka theksuar se qytetarët meritojnë transparencë dhe përgjigje për këtë çështje, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po” Teleferiku i “Vodnos” Shkup, pritet të rikthehet në funksion nga mesi i dhjetorit Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit Taravari: ASH paralajmëroi me kohë për Alta Bankën