Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Iseni: Shtetasit e huaj mund t’i paguajnë online gjobat e “Safe City”

21 Gus 2026, 11:30

Shtetasit e huaj që qarkullojnë me vetura me targa të huaja në Maqedoni, tashmë mund t’i kontrollojnë online gjobat e trafikut dhe t’i paguajnë ato në mënyrë elektronike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se është aktivizuar aplikacioni “Qytet i Sigurt”, i cili në këtë fazë u dedikohet pikërisht drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.

Përmes aplikacionit, shoferët mund të shohin kundërvajtjet e evidentuara nga sistemi “Qytet i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat dhe t’i kryejnë pagesat online.

Për t’u qasur në shërbim, drejtuesi duhet të skanojë ose fotografojë dokumentin e udhëtimit dhe të vendosë targën e automjetit që përdor në Maqedoni.

Sipas Isenit, kjo do t’u mundësojë shoferëve të huaj që të informohen me kohë për gjobat dhe t’i paguajnë ato pa pasur nevojë për ndalime apo vonesa shtesë në pikat kufitare.

Funksionalizimi i këtij shërbimi është pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve që lidhen me sistemin “Qytet i Sigurt”.

Nga MPB-ja kanë bërë të ditur se në fazat e ardhshme pritet që aplikacioni të zgjerohet edhe për kategori të tjera të përdoruesve.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO) Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë! Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i ri i degës së PDSH-së në Tetovë VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit