Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ish-ministri i Drejtësisë godet VLEN-in: “Ndoshta nuk vlen, por mund t’ua rrëzojë maskën e patriotizmit të rremë Mickoskit dhe Dimitrievskit!”

13 Nën 2026, 13:30

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar ashpër VLEN-in për mosrealizimin e premtimeve politike, por ka theksuar se ky koalicion ende ka mundësi të dëshmojë se nuk është thjesht një mbështetës i politikave të Qeverisë.

Sipas tij, VLEN-i mund t’ia rrëzojë maskën e patriotizmit të rremë Hristijan Mickoskit dhe Maksim Dimitrievskit, duke refuzuar të legjitimojë atë që ai e cilëson si agjendë antishqiptare dhe antimaqedonase.

Ai akuzoi gjithashtu pushtetin për politika izoluese dhe standarde të dyfishta, duke pretenduar se drejtuesit qeveritarë shtiren si patriotë, ndërkohë që të rinjtë detyrohen të kërkojnë pasaporta bullgare për një të ardhme më të mirë.

Mesazhi i tij për VLEN-in është i qartë: edhe nëse nuk i ka përmbushur premtimet, ende mund të distancohet nga politikat që vetë ish-ministri i konsideron të dëmshme për vendin.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, për vitin akademik 2027/2028 Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!