Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

28 Nën 2026, 08:01

Katër persona të maskuar në pikë ditës sot kanë kryer një grabitje të një artarie në pjesën qendrore të Kumanovës.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, koha e ngjarjes shënohet në orën 13:24, por nga burime të afërta me hetimin mësohet se grabitja ka ndodhur realisht në orën 12:24, pasi sistemi i kamerave nuk ishte përditësuar me orën dimërore.

Policia ka nisur hetimet në disa pista, ndërsa të dhënat e para tregojnë se grabitësit kanë mbërritur në vendngjarje me dy automjete: një furgon të bardhë të markës “Iveco”, me targa doganore të Gjermanisë, si dhe një veturë “Audi” me ngjyrë të kaltër, me targa të Kosovës (06 – rajoni i Gjilanit).

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët kanë ardhur nga drejtimi i Shkupit, duke shfrytëzuar rrugën e vjetër përmes Haraçinës, dhe pas kryerjes së grabitjes janë larguar në të njëjtin itinerar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e policisë dhe Prokuroria Publike, të cilat po kryejnë ekspertizën e nevojshme. Vlera e saktë e dëmit të shkaktuar mbetet ende e panjohur dhe pritet të përcaktohet pas inventarizimit që do të bëhet në prani të pronarit të argjendarisë./INA/

View this post on Instagram

A post shared by Televizioni Alsat (@alsat.mk)

The post Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Diploma pa u paraqitur: Hodai alarmon për nepotizëm dhe paligjshmëri në arsim të lartë Maqedonia e Veriut: 647 më shumë vdekje se lindje në tremujorin e tretë Mickoski: Arsimi i lartë në shqip është antikushtetues, BDI: Kryeministri shpik kushtetutë Përplasa fatale në Shkup: Tri automjete, të lënduar dhe ndërprerje rrugore