Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Javën e ardhshme do të publikohet dëshmia e Ali Ahmetit si dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë

13 Sht 2026, 22:30

Të mëdha janë gjasat që javën e ardhshme të publikohet dëshmia e kryetarit të BDI, Ali Ahmetit si dëshmitar në rastin e “Çlirimtarëve” në Hagë.

Ahmeti dëshmoi në Hagë në shtator të vitit 2020, shkruan portali Lideri.mk, kurse në një intervistë përmes lidhjes direkte në Klan News, Ahmeti ka folut edhe për këtë çështje.

“Nuk kam qenë në cilësinë e dëshmitarit por në cilësinë e njërit prej themeluesve të UÇK-së dhe njërit prej udhëheqësve të LPK-së”, ka thënë Ahmeti.

Ai sqaroi se që atëherë ka insistuar që e gjithë ajo që ka thënë atje të publikohet.

“Megjithatë vendimi i Gjykatës ka qenë se ato nuk mund të publikohen deri në fund të procesit’, tha Ahmeti.

Procesi pritet të përfundojë javën e ardhshme, kur priten vendimet përfundimtare, e shqiptarët po presin që ato të jenë në favor të udhëheqësve të UÇK-së, e me çka, në bazë të asaj që tha Ahmeti, krijohet bazë edhe për publikimin e dëshmisë së tij./Lideri

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt! Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore!