Javën e ardhshme do të publikohet dëshmia e Ali Ahmetit si dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë
Të mëdha janë gjasat që javën e ardhshme të publikohet dëshmia e kryetarit të BDI, Ali Ahmetit si dëshmitar në rastin e “Çlirimtarëve” në Hagë. Ahmeti dëshmoi në Hagë në shtator të vitit 2020, shkruan portali Lideri.mk, kurse në një intervi...
Të mëdha janë gjasat që javën e ardhshme të publikohet dëshmia e kryetarit të BDI, Ali Ahmetit si dëshmitar në rastin e “Çlirimtarëve” në Hagë.
Ahmeti dëshmoi në Hagë në shtator të vitit 2020, shkruan portali Lideri.mk, kurse në një intervistë përmes lidhjes direkte në Klan News, Ahmeti ka folut edhe për këtë çështje.
“Nuk kam qenë në cilësinë e dëshmitarit por në cilësinë e njërit prej themeluesve të UÇK-së dhe njërit prej udhëheqësve të LPK-së”, ka thënë Ahmeti.
Ai sqaroi se që atëherë ka insistuar që e gjithë ajo që ka thënë atje të publikohet.
“Megjithatë vendimi i Gjykatës ka qenë se ato nuk mund të publikohen deri në fund të procesit’, tha Ahmeti.
Procesi pritet të përfundojë javën e ardhshme, kur priten vendimet përfundimtare, e shqiptarët po presin që ato të jenë në favor të udhëheqësve të UÇK-së, e me çka, në bazë të asaj që tha Ahmeti, krijohet bazë edhe për publikimin e dëshmisë së tij./Lideri
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.