Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Kadriu: Provimi i jurisprudencës për studentët shqiptarë duhet të mbahet në gjuhën shqipe

13 Nën 2026, 16:50

Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që provimi të jepet me pëqindje gjuhësore. Sipas tij, nëse studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, provimi duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë. Kadriu shton se njohja e gjuhës maqedonase mund të testohet me mekanizmat të tjerë, por jo përmes provimit profesional.

“Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, deklaroi Osman Kadriu, Gjykatës Kushtetues./Alsat.mk.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!” Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta Hyn me forcë në zyrën e prokurorit në Gostivar dhe e kërcënon, më pas sulmon policin gjyqësor me mjet të mprehtë