Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

“Kanë mbushur bunarin me njerëz”, Matoshi flet për masakrat çnjerëzore të ushtrisë serbe në Kosovë

18 Sht 2026, 10:00

Veterani i UÇK-së në emisionin “N’Dritë” në “Alsat”, tha se nuk mund të shpjegohet aktgjykimi i Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së, kur në anën tjetër Serbia ka kryer masakra të tmerrshme e çnjerëzore ndaj popullatës civile shqiptare, për të cilat fare nuk ka marrë përgjegjësi.

“Ne kemi këtu një fshat quhet Kotlinë. 24 njerëz. E kanë mbushur bunarin me njerëz. Forcat paramilitare serbe. Është një prua i Rakocit në Kaçanik, 54 civil janë të masakruar në mënyrë më çnjerëzore. Janë disa fshatra nga Shtërpca, Bitia e Epërme, Firaja, fshati Vicë, i kanë lidhur njerëzit për drunj dhe i kanë prerë me sharrë motori. Atë e kanë bërë serbët”, tha Matoshi./Alsat.mk.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Borë në Strazhë: Rrugët e Maqedonisë perëndimore të hapura, por me rrezik të shembjeve Pasholli zbulon: Deputete VMRO deklaron "ka përfunduar koha e Ohrit Musa: BDI anashkaloi shqipen edhe në pushtet, nuk është vetëm kritikë ndaj Sali Agim Islami po mbush 18 vjet në burg: Sela kritikoi selektivitetin e drejtësisë në Maqedoni