Versioni i plotë
KOSOVA

Kapet një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave në veri – policia thërret konferencë të jashtëzakonshme

20 Gus 2026, 14:30

Policia e Kosovës do të mbajë sot, më 20 gusht, konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jepen detaje për operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet në ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen para mediave.

Deputetët e PDK-së u lënë letra atyre të LVV-së: Respektojeni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituojeni Kuvendin

Në konferencë pritet të jepen gjithashtu informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile”, për të cilin janë duke u zhvilluar veprime në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Konferenca mbahet sot, më 20 gusht 2026, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?