Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe

12 Nën 2026, 22:01

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se Provimi i jurisprudencës do të organizohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme.

Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Kasami theksoi se në bazë të ligjit, provimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa për pjesën praktike do të ofrohet asistencë, në mënyrë që gjuha të mos paraqesë pengesë për kandidatët.

“Provimi i jurisprudencës në bazë të ligjit do të jetë në gjuhën shqipe, ndërsa në pjesën praktike do të ketë ndihmë apo asistencë, që kjo të mos jetë pengesë”, deklaroi Kasami.

Ai bëri të ditur se draft-ligji tashmë ka kaluar në Qeveri dhe pritet t’i dërgohet Komisionit të Venecias për shqyrtim. Pas marrjes së vërejtjeve dhe rekomandimeve të këtij institucioni, ligji do të rikthehet për shqyrtim dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit.

Kasami u shpreh optimist se drafti do të marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias.

“Besoj fuqishëm se ky ligj do të marrë vlerësime pozitive nga Komisioni i Venecias”, u shpreh Kasami.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua? VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare Saranda Imeri Stafai: AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë maqedonas