Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Kërcënoi kryeministrin në rrjetet sociale, kërkohet paraburgim për 39-vjeçarin nga Çerkezi

14 Sht 2026, 11:00

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë ndaj një 39-vjeçari nga fshati Çerkez, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i sigurisë” nga neni 144, paragrafi 5 i Kodit Penal.

I dyshuari, përmes mesazheve në rrjetet sociale, ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së veprës, rrezikun e arratisjes, si dhe faktin se i dyshuari dyshohet edhe për vepra të tjera penale nga fusha e krimit të dhunshëm – dhunë dhe fajde, si dhe për një numër të madh kundërvajtjesh për prishje të rendit dhe qetësisë publike – prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas provave të siguruara lidhur me sjelljen e tij të mëparshme, bëhet fjalë për një person konfliktual, i cili përfshihet vazhdimisht në debate, kërcënime dhe përleshje fizike me persona që kanë bërë kallëzime ndaj tij.

Prokuroria vlerëson se ekziston rrezik real që sjelljet e tij agresive të përshkallëzohen në vepra më të rënda penale, me pasoja që mund të rrezikojnë jetën e personave ndaj të cilëve janë drejtuar kërcënimet.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt! Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore! Mickoski optimist: Reformat kryesore për BE-në do të përfundojnë deri në dhjetor