Versioni i plotë
KOSOVA

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Smrekovnicë

19 Gus 2026, 11:00

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të orëve të hershme të mëngjesit në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Viktimat janë Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, të moshës 22 dhe 24-vjeçare.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:53, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri.

Të dy të rinjtë janë dërguar për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, është konstatuar vdekja e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë? Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova