Versioni i plotë
KOSOVA

Këta janë tre të arrestuarit në aksionin kundër fajdesë në Prizren

18 Gus 2026, 22:30

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdesë.

Gazeta Insajderi mëson nga burime të saja se tre të arrestuarit gjatë aksionit kundër fajdesë janë Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.

Fadil Selimi

Beqir Selimi

Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë ikjes i dyshuari ka goditur me automjet një 17-vjeçare.

“Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Po gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

“Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar”, tha Bytyqi.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë? Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova