Versioni i plotë
KOSOVA

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, thotë Thaçi në Hagë pas shqiptimit të dënimit të dytë

17 Nën 2026, 11:40

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Aktgjykimin e shkallës së parë e shpalli gjyqtari Christopher Gosnell.

Pas shpalljes së dënimit, gjyqtari i tha Thaçit se dënohet me një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim.

Pas këtyre fjalëve, Thaçi ka tentuar të flasë, por nuk i është dhënë fjala, ndërsa më pas është parë duke u ulur.

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, thotë Presidenti Thaçi në Hagë pas shqiptimit të dënimit të dytë, citohet të ketë thënë ai pas shpalljes së vendimit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rama: Prokuroria ndalon punimet për muralin e Nënë Terezës në Prishtinë Protesta në Tiranë: Tetë të lënduar, mes tyre një polic dhe një gazetar i huaj Ibrahim Rugova: Mesazhi i fundit për 28 Nëntorin dhe pavarësinë e Kosovës Ramush Haradinaj bën "pompa" në borë: sfida me të rinj në bjeshkë