Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Komuna e Gostivarit: Uji në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike

27 Kor 2026, 14:00

Komuna e Gostivarit i informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit të plotë. Falë angazhimit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për shkallën e lartë të gatishmërisë dhe angazhimit që kanë treguar.

Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, funksionojnë në mënyrë efikase dhe në përputhje me planin për sanimin e situatës. Institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e plotë të situatës dhe sigurimin e kushteve të sigurta për qytetarët.

Siç u bë e ditur sot, uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike. Ndërkohë, ekspertët dhe ekipet kompetente po punojnë intensivisht për sigurimin e ujit të pijshëm në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Komuna e Gostivarit do të vazhdojë t’i informojë qytetarët në mënyrë të rregullt dhe transparente për të gjitha zhvillimet e mëtejshme dhe rekomandimet e institucioneve kompetente.

The post Komuna e Gostivarit: Uji në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Sulm në Shkup: Baba dhe djali arrestohet për rrahjen e mjekut dhe infermieres Sulm në Shkup: Mjek dhe infermiere sulmuar, kërkohet siguri më e madhe Qeveria ofron 20% zbatim banesash të rinj, por DOM kërkon shfrytëzimin e banesave të zbrazëta Top 5 profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut: Paga mesatare 1.800 euro