Versioni i plotë
LAJME NGA BOTA

Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Britania e Madhe: Burnham konfirmon partneritetin dhe përkrahjen për Kosovën

08 Nën 2026, 17:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, i cili ka rikonfirmuar mbështetjen britanike për Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, duke theksuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe angazhimin për stabilitetin rajonal.

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham

Prishtinë, 8 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Kryeministri Burnham shkroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë.

“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, shkroi ai.

Tutje, ai shkroi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për promovimin e stabilitetit rajonal dhe njeh rolin thelbësor të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Evropës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, përfundoi letrën kryeministri Burnham.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Radomir Saiçiq: Kandidati akademik i Lëvizjes Studentore për president të Serbisë Shtatë shtete evropiane bojkotojnë negociatat e BE-së: Kërkohet zëvendësimi i Costas Deputeti slloven: "Ne nuk jemi Shqipëria, por Sllovenia" – çfarë ka pasur në kopshtin e Rogaška Slatina? Policia sulmon tifozët e Beshiktashit për flamurin palestinez, Erdogan dhe Fidan reagojnë