Versioni i plotë
KOSOVA

Kurti premton rritje pagash, dyfishim të shtesave për fëmijët dhe valutë digjitale

13 Sht 2026, 16:30

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvend vizionin dhe prioritetet e ekzekutivit të ardhshëm.

Kurti tha se motoja e Qeverisë së re do të jetë “punë për qytetarin e mbrojtje për familjen”, ndërsa theksoi se gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, rritja mesatare ekonomike ka qenë 6 për qind e Bruto Produktit Vendor.

Ndër premtimet kryesore të Kurtit është dyfishimi i shtesave për fëmijët në familjet me tre e më shumë fëmijë, nga 45 në 90 euro për fëmijë.

Ai paralajmëroi gjithashtu rritjen e pagës mesatare në sektorin publik në 1 mijë euro në muaj, si dhe heqjen e taksës doganore prej 10 për qind për automjetet e importuara nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se Qeveria e re do të vazhdojë politikat për nënat, fëmijët, veriun, ushtrinë dhe bujqësinë. Ai premtoi edhe zbatimin e ligjit për çmimet tavan, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe tregtarëve të ndershëm nga abuzimet.

Në programin e tij ai përfshiu edhe zhvillimin e valutës digjitale të Kosovës, të mbështetur në teknologjinë blockchain, për pagesa dhe shërbime digjitale, si dhe ndërtimin e Kullës së Teknologjisë Informative në Prishtinë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë “Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares