Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Kush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Pesë prokurorë në garë për postin

11 Sht 2026, 18:00

Mbetet i njëjtë numri i kandidatëve të paraqitur në garën për të zëvendësuar Islam Abazin si shef të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Deri në fillim të kësaj jave ishin paraqitur 5 kandidatë, dhe pas kësaj nga Këshilli i Prokurorëve njoftojnë se nuk ka pasur kandidat të ri të paraqitur. Në garë për këtë pozitë janë prokurorët Iskra Haxhivasileva, Lidija Rajçeviq, Trajçe Pelivanov, Faton Azizi dhe Jove Cvetanovski.

Secili prej tyre vjen me bagazh të pasur të lëndëve që kanë përfaqësuar në Gjykatën Penale, mes tyre “Aditivi”, “Mazuti”, “FFM” dhe disa lëndë të PSP-së. Votimi bëhet më 28 tetor ndërsa mandati i Abazit përfundon më 8 nëntor.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt!