Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13 Nën 2026, 11:20

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat që pritet të marrin pozita të reja në kuadër të riorganizimit të eshalonit të dytë të Qeverisë.

Sipas informacioneve që mëson Zhurnal, Albrim Hoxha do të kalojë nga pozita e zëvendësministrit të Bujqësisë në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Shkodran Alili pritet të marrë pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Oliver Milanov do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë.

Ndërkohë, në kuadër të këtyre ndryshimeve përmendet edhe emri i Shener Biljalit, këshilltarit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sipas informacioneve pritet të marrë pozitën e zëvendësministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Ndryshimet përfshijnë disa resore qeveritare dhe janë pjesë e riorganizimit kadrovik që po zhvillohet mes partnerëve të koalicionit qeverisës. përcjell Zhurnal.mk .(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente