Kuvendi i RMV-së sot mban dy seanca plenare, opozita do t’i parashtrojë pyetje qeverisë
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot janë caktuar dy seanca plenare, ndërsa në njërën prej tyre në rend dite janë pyetjet e deputetëve të opozitës.
Sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit, pyetjet e opozitës do të parashtrohen në kuadër të seancës së 130-të plenare, e cila është caktuar të fillojë në orën 11:00.
Të drejtë për të parashtruar pyetje kanë deputetët e grupeve parlamentare opozitare, si dhe deputetët që veprojnë si opozitë, por që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare. Gazeta Flaka
The post Kuvendi i RMV-së sot mban dy seanca plenare, opozita do t’i parashtrojë pyetje qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.