Versioni i plotë
KOSOVA

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

13 Nën 2026, 12:20

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se marrëveshje të tilla paraqesin një dimension të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian dhe të forcimit të kapaciteteve shtetërore për zbatimin e ligjit.

Ajo theksoi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në bazë të nenit 18 të Kushtetutës kërkohet ratifikimi i saj nga Kuvendi.

“Duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor. Për Republikën e Kosovës, marrëveshje të tilla përfaqësojnë një dimension të rëndësishëm të bashkëpunimit evropian dhe të forcimit të kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit. Në bazë të nenit 18 të Kushtetutës, duke qenë se marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, kërkohet edhe ratifikimi i saj nga Kuvendi. Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj ta mbështesni këtë projekt”, tha Gërvalla.

Mbështetjen për projektligjin e kanë shprehur edhe grupet parlamentare të partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Rënia e një pjese të çatisë në Drenas, dëmtohen disa vetura Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë Paralajmërime për dimër të vështirë me rrymën, bizneset dhe qytetarët përballë kostove të larta