Versioni i plotë
KOSOVA

Largohen dy bashkëavokate nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit

22 Tet 2026, 16:30

Dy bashkëavokate të Kadri Veselit, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit të tij mbrojtës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas ndërprerjes së kontratave të tyre nga avokati kryesor i ish-kryetarit të Kuvendit, Rodney Dixon.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, Dixon ka vendosur më 13 tetor t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkëavokateve. Një ditë më vonë, më 14 tetor, Zyra e Regjistrit ka konfirmuar përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës të Veselit.

Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon ka deklaruar se largimi i O’Reillyt dhe Rowan nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Njoftimi i është dorëzuar Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të fazës së ardhshme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues për hartimin e strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë procedurave të Apelit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Sot pritet të votohet Ligji për Specialen, amendamentimi nis të hënën – kjo është procedura që pritet të ndiqet Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi PDK-ja kërkon të rrëzohet vetoja e presidentes për Ligjin për Specialen PDK dhe VV dakordohen për Ligjin për Specialen, Deliu-Kodra tregon çfarë u arrit