Versioni i plotë
SHOWBIZ

Ledri Vula përjetëson në trup kujtimin e veçantë për të dhe vajzën

15 Sht 2026, 12:00

Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga koha e kaluar me vajzën e tij, Poem Blu, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me të.

Kjo ditë ishte edhe më speciale për shkak të një momenti të rëndësishëm në jetën e vogëlushes, hyrjes në shkollë.

Artisti ka zgjedhur ta shoqërojë dhe t’i kushtojë kohën e tij gjatë kësaj dite të veçantë.

Foto: Instagram

Por për ta bërë kujtimin edhe më të paharrueshëm, Ledri ka ndërmarrë një hap mjaft personal.

Ai ka realizuar një tatuazh të ri, të frymëzuar nga një vizatim ku paraqiten dy figura, një baba dhe vajza e tij.

Tatuazhi, përtej pamjes së thjeshtë, mbart një domethënie të veçantë emocionale për reperin, pasi lidhet drejtpërdrejt me marrëdhënien e tij me Poem Blu.

Pamjet e tatuazhit janë ndarë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve për simbolikën dhe historinë që fshihet pas tij. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Qeveria shqiptare heq taksën e qarkullimit nga nafta: çmimi do të ullet me 32 lekë Tragjedi familjare në Poloni: Vëllai vret prindërit dhe motrën, pastaj sulmon në Krakov Valdrina në shtëpinë e BBVK-së: Surprizë 24-orë me Valdetin Big Brother VIP Kosova 5: Surpriza e sonte për banorët – vizitore e fshehtë